spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Moderatorja e RTK-së shpërthen në lot teksa përmend masakrën e Krushës, ku iu vra edhe babai

Një moment shumë prekës ka ndodhur sot në lajmet e RTK-së. Moderatorja Vlora Fetoshi nuk i ka mbajtur dot lotët teksa po jepte lajmin për hapjen e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe.

Për Vlorën, ky nuk ishte thjesht një lajm i rradhës. Ajo është vetë vajza e një dëshmori; babai i saj është vrarë në masakrën e Krushës.

Teksa fliste për muzeun që do të kujtojë viktimat, kujtimi i babait dhe dhimbja e madhe bënë që ajo të shpërthente në lot para kamerave.

Përveç reagimeve të shumta nga publiku, një mesazh që ka emocionuar të gjithë është ai i vajzës së moderatores, Klesta Fetoshit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur krenarinë për forcën e nënës së saj, duke kujtuar se pas atij raportimi fshihet një jetë me mungesa.

“Ky nuk është vetëm një lajm që po jepet. Ky është zëri i mamit tim që dridhet prej një dhimbjeje që s’ka mbarim. Është zëri i një bije që ia morën babanë, i një vajze që u rrit me plagë, me mungesë dhe me padrejtësi. Për vite të tëra e ka mbajtur dhimbjen në zemër, me dinjitet e me forcë, pa u thyer kurrë. Sot, ajo dhimbje i doli në zë. Jam pafund krenare për ty mami, për zemrën që ke, për forcën që s’e ke humbur kurrë dhe për të vërtetën që vazhdon të jetojë në ty. Gjysma ime!“, ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit