Një aksident i rëndë ka ndodhur në Slloveni, konkretisht në autostradën A1, që lidh Lubjanën me Mariborin, pranë zonës së Slovenska Bistricës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur një person, i cili me prejardhje është nga Malisheva.
Viktima është Leunit Kastrati.
Sipas informacioneve nga autoritetet sllovene, një kamion-cisternë që transportonte karburant ka dalë nga kontrolli, ka kaluar barrierën ndarëse të rrugës dhe është rrokullisur në drejtimin e kundërt të qarkullimit.
Pas përmbysjes, mjeti është përfshirë nga zjarri, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër i tipit furgon. Përveç humbjes së jetës së të riut nga Kosova, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit të rëndë ende nuk janë sqaruar dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.








