spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30 është pranuar informata për një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjithsej pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Ndërkohë, personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit