Një incident i rëndë ka ndodhur sot në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ndihmëstrajneri i Bashkimit, Bledar Gjeqaj, është goditur në kokë me shishe pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Vëllaznimit, duke rënë në tokë.
Ky veprim ka shkaktuar reagime në basketbollin e Kosovës.
Ngjarja vjen vetëm pak kohë pas skandalit në Prizren, ku ishte sulmuar basketbollisti Dardan Berisha, duke dëshmuar edhe një herë mungesën e sigurisë në palestra.








