spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin William Walker. Përmes një njoftimi për mediat, Osmani tha se takimi me të është bërë i zakonshëm, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.

“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se Walker është “zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi”.

“Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë”, u shpreh Osmani pas takimit me ambasadorin Walker.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit