Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij

Një postim i fundit nga Selvije Jao ka prekur ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u shndërruar menjëherë në një dedikim emocional për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025.

Teksti i saj, i shkruar në formë poetike, flet për mungesën, dhimbjen dhe mallin që ka lënë pas kjo lidhje e veçantë.

Në postim, Selvije përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes që një person i tillë ka pasur në jetën e saj.

Ajo thekson se, pavarësisht dhimbjes, do ta zgjidhte sërish atë person, “çdo version të tij dhe çdo moment të tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende “si shtëpi”, një vend i ngrohtë ku përkujtohet dashuria e përjetuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit