spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Plagosja e biznesmenit nga Peja – Një profil në emër të Jeton Buqukut publikon këngë me mesazh kërcënues “ju ha për s’gjalli”

Një profil në rrjetin social TikTok, i cili dyshohet se i përket biznesmenit pejan Jeton Buquku, ka shpërndarë një këngë me përmbajtje kërcënuese, për të cilën besohet se është e dedikuar ndaj Arjan Qelaj dhe dy personave që dyshohet se tentuan ta vrasin atë.

Në postim është publikuar një fotografi e Buqukut bashkë me një të mitur, e shoqëruar me këngën e njohur të reperit Unikkatil, “Ju ha për së gjalli”.

Mes komenteve të publikuara nën këtë postim, një person ka shkruar: “kallxoju ktynve tigrave Deçanit, Peja ka Lions”.

Biznesmeni Jeton Buquku u plagos dhe u rrah rëndë të dielën në Pejë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55 në rrugën “Adem Jashari”, ku Buquku është plagosur me armë zjarri dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për tentim vrasje: Arjan Qelaj, si dhe djalin e tij Yll Qelaj dhe nipin Altin Qelaj. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivet e këtij rasti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe arrestimin e të dyshuarve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit