spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Hamza takon Walkerin: Kontributi i tij për Kosovën është i jashtëzakonshëm

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka publikuar një fotografi nga takimi me Willaim Walker, ish-ambasador dhe njeriu që e njoftoi botën për krimin në Reçak.

Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e ish-ambasadorit për Kosovën.

“Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!” – ka shkruar Hamza, ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.

Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit