spot_img
spot_img
Monday, January 12, 2026
spot_img
spot_img

Osmani tha t’i ketë ndalur 20 çnjohje, Arifi i kërkon “të tregojë çfarëdo prove, ose përndryshe rrenë e kulluar”

Vjosa Osmani të tregojë “çfarëdo prove” që ka ndaluar 20 çnjohje.

Kështu kërkoi ish-diplomati, Avni Arifi, i cili s’e bleu aspak tregimin e Vjosa Osmanit, Presidente në largim e Kosovës, e cila tha t’i ketë ndalur 20 çnjohje.

Postimi i Arifit:

Presidentja Osmani ka thënë se i ka kthyer 20 çnjohje të Kosovës. Nëse kjo është e vërtetë, është punë e jashtëzakonshme dhe meriton duartrokitje të jashtëzakonshme, por a janë kthyer me të vërtetë këto shtete?

Në politikën ndërkombëtare, një proces i tillë do të ishte i vërtetë vetëm nëse:

– shteti përkatës dërgon notë diplomatike Republikës së Kosovës, dhe e informon se qëndron si njohëse ose

– shteti përkatës vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Opinioni publik i Kosovës, përveç një qëndrimi formal të Presidentit të Ganës se “qëndrojnë në njohjen e Kosovës”, nuk ka asnjë informatë që ndonjë shtet e ka “rinjohur” Kosovën.

Këtu s’ka kurgjë konfidenciale që nuk mund të publikohet. . Le t’i publikojë Presidentja notat apo njoftimet apo cfarëdo prove, përndryshe, kjo është rrenë e kulluar. Por nuk ka faj ky pushtet rrenën po e shet pa Nutella dhe fort po i shitet. Po jetojmě në kohë të marrëzisë

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit