Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka anuluar 12 ligje të marra nga Qeveria Kurti.
Ai ka thënë se këto ligje të anuluara, e bëjnë Kurtin “superkriminel”.
“12 Ligje të anuluara nga Gjykata Kushtetuese, e bën Kurtin superkriminel, sipas vetëpërkufizimit, dhe vërteton vdekjen klinike të Kuvendit të Republikës rrjedhimisht Demokracia përfaqësuese është në lëngim kanceri me një metastazim të rrezikshëm”, ka shkruar Abazi në Facebook.









