Veton Surroi, shkrimtar dhe intelektual kosovar, javë më parë kishte të ftuar në podcastin e tij “Pikë” Tim Judah, shkrimtar dhe autor nga Britania e Madhe.
Në bashkëbisedimin e tyre, Surroi ka pasur një interpretim interesant për situatën në Kosovë.
Sipas Surroit, Kosova është ende një konflikt i papërfunduar me Serbinë.
Tutje, Surroi e ka cilësuar sulmin në Banjskë si “ndërhyrje e tipit rus”.
“Në një kontekst më të gjerë, Kosova është ende një konflikt i papërfunduar me Serbinë, dhe kjo dikton shumë politikë brenda saj. Ndodhi sulmin në Banjskë dy vjet më parë, në të cilin njësitë paraushtarake donin ta nisnin një kryengritje që, në një farë mënyre, do ta izolonte pjesën veriore të vendit dhe do ta fuste ose brenda Serbisë ose do ta afronte me Serbinë.
Pra, ishte një ndërhyrje e tipit rus, e burrave të vegjël të gjelbër në atë kohë. Kështu që kjo u pengua falë, në pjese të madhe, të mbështetjes perëndimore, inteligjencës dhe KFOR-it, etj” – ka shkruar Surroi.










