spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Gjithçka ndodhi gjatë kthimit nga Madridi, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit

Basketbollistët e klubit izraelit të Makabit përjetuan një dramë të vërtetë pas kthimit nga Madridi, ku humbën ndaj vendasve me rezultatin 98-86 të enjten në mbrëmje në kuadër të raundit të 21 të Euroligës.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, rreth 20 minuta para uljes, ndërsa avioni ishte mbi det, u godit nga rrufeja. Rrufeja ndriçoi kabinën dhe impakti u shoqërua me një zhurmë të lartë që shkaktoi panik te pasagjerët. Piloti reagoi shpejt dhe u përpoq t’i qetësonte pasagjerët, duke u thënë atyre se avioni ishte projektuar për t’i bërë ballë goditjeve të tilla.

Megjithatë, tensioni ishte i dukshëm, derisa tifozët e Makabit, të cilët udhëtonin me ekipin, treguan një reagim të papritur. Ata filluan të këndonin dhe të brohorisnin, duke inkurajuar ekipin dhe veçanërisht lojtarin Oded Katas, gjë që arriti ta largonte të paktën pak frikën në avion.

Basketbollisti i ri Oren Sahar përshkroi se si dukej gjithçka për portalin izraelit “One”. “Na goditi rrufeja. Avioni filloi të dridhej, gjithçka shkëlqente. Ishte e frikshme, të gjithë ishim të stresuar. Tani jemi të qetë, mbërritëm shëndoshë e mirë”, tha Sahar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit