Christopher Hyland, ish-udhëheqës i fushatës së ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, ka dhënë një intervistë të gjatë për Kanal 10, ku ka folur për shumë tema.
Gjatë intervistës, Hyland është pyetur edhe për rolin e presidentes Vjosa Osmani.
Hyland ka pasur fjalë të mëdha për Osmanin, duke e quajtur të zgjuar e mendjemprehtë.
“Presidentja Osmani ka qenë e shkëlqyer. Ajo i adreson në mënyrë elokuente cështjet e Kosovës. Ajo është një person që qartazi liderët nëpër botë e respektojnë. Ajo flet mirë për një audiencë amerikane. Ajo dhe burri i saj janë tërheqës…Presidentja Osmani është mendjemprehtë. Ajo është e zgjuar” – tha Hyland, ndër të tjera.











