spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Musliu i reagon Mustafës: Jeni frikacakë kronikë, votimi i Thaçit nuk ishte gabim trashanik

Deputetja e PDK-së reagon ndaj deklaratës së Besian Mustafës për votimin e Hashim Thaçit dhe kritikon qasjen e LDK-së ndaj figurave aktuale të pushtetit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka thënë se votimi i Hashim Thaçit për president ka qenë “gabim trashanik i LDK-së”.

Sipas Musliut, problemi kryesor i LDK-së nuk ka qenë përkrahja për Thaçin, por, siç u shpreh ajo, heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik. Ajo ka theksuar se partia ka dështuar të përballet me të vërtetën dhe të adresojë hapur figura politike si Donika Gërvalla, Faton Peci dhe Vjosa Osmani.

“Gabimi trashanik i LDK-së ka qenë paaftësia për t’u përballur me të vërtetën dhe mungesa e kurajës për t’u drejtuar kritikë të hapura këtyre figurave, duke ushqyer iluzione të rreme se ata do t’ia kthenin votat e humbura dhe do t’i riparonin dëmet kolosale që vetë ia shkaktuan LDK-së”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka shtuar se kjo heshtje është bërë edhe më e rëndë gjatë mandateve qeverisëse dhe institucionale të Faton Pecit, Donika Gërvallës dhe Vjosa Osmanit, duke akuzuar LDK-në se ka mbyllur sytë para skandaleve, keqmenaxhimit dhe vendimeve të kontestuara.

Sipas saj, tolerimi i arrogancës politike, shkeljes së standardeve institucionale dhe dëmtimit të funksionimit demokratik të shtetit është bërë në emër të kalkulimeve të ulëta politike, duke e bërë LDK-në bashkëfajtore përmes heshtjes.

“LDK zgjodhi të përkulej, jo të përballej. Zgjodhi të shpresojë, jo të veprojë”, ka theksuar Musliu, duke shtuar se me këtë qasje partia është shndërruar në një subjekt të paqëndrueshëm dhe të padenjë për barrën historike që pretendon ta mbajë.

Në fund, deputetja e PDK-së ka deklaruar se problemi i LDK-së nuk qëndron te e kaluara, por te mungesa e guximit për ta thënë të vërtetën sot dhe për të marrë përgjegjësi politike.

“LDK zgjodhi të përkulej, jo të përballej. Zgjodhi të shpresojë, jo të veprojë. Kështu, u shndërrua në një subjekt frikacak, të paqëndrim dhe të padenjë për barrën historike që pretendon ta mbajë.
Problemi i LDK-së nuk është e kaluara; problemi i saj është mungesa e guximit për ta thënë të vërtetën sot”, shkroi Musliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit