Flaka Surroi, opinioniste e njohur dhe pronare e grupit KOHA, ka shkruar një opinion, ku ka komentuar fitoren e VV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në opinionin e botuar në KOHA, Surroi ka vlerësuar se kjo fitore është e frikshme për shkak të numërave që ka VV-ja.
“E frikshme për Kosovën do të jetë nëse qeveria e re do të veprojë me arrogancën që ia sigurojnë numrat dhe nëse i mbyll sytë për ta parë realitetin në terren e edhe veshët për të dëgjuar edhe këshilla e edhe kritika prej atyre që mund t’i dinë punët më mirë se ministrat që do të zgjidhen” – ka shkruar ajo, ndër të tjera.
Surroi ka përmendur edhe partinë opozitare, LDK-në, në opinionin.











