Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një shpallje.
Sipas Behramit, elektorati i PDK-së është fitues i zgjedhjeve.
Tutje, ai ka pasur një “shpjegim” për këtë konkludim.
“Elektorati i PDK-së nuk u josh nga tezgat e shitblerjes së votave. Nuk u lig përballë vendimeve të minutave të fundit të shpërndarjes së sadakasë. Nuk u mposht nga shantazhet dhe kërcënimet për përjashtim nga puna në sektorin publik. Nuk u demotivuan, nuk u ndikuan as nga misionarët për përhapjen e “albinizmit”. Nuk e ulën kokën përballë fyerjeve, sharjeve, demonizimit, bullizimit dhe urrejtjes” – ka shkruar Behrami, ndër të tjera.











