spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Ndërron jetë këmbësori i goditur nga vetura në Prishtinë

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Prishtinë ka përfunduar me pasoja fatale. Gazeta mëson se këmbësori i cili ishte goditur nga një veturë në rrugën “Sokol Sopi” ka ndërruar jetë, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK.

Ngjarja kishte ndodhur më 30.12.2025, rreth orës 16:45, kur vetura e tipit Hyundai, e drejtuar nga Lulzim Zagragjaj, rreth 60 vjeçar, kishte goditur këmbësorin Nexhmi Osmani, rreth 70 vjeçar. Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Pas aksidentit, Osmani kishte pësuar lëndime trupore në këmbë dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku fillimisht gjendja e tij shëndetësore ishte raportuar si stabile. Rasti në atë fazë ishte trajtuar nga Njësia e Trafikut Rrugor.

Megjithate, sot, më 09.01.2026, rreth orës 09:00, familjarët janë njoftuar autoritetet se Nexhmi Osmani ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.

Me këtë zhvillim, Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që trupi i të ndjerit të dërgohet për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.


Rasti tashmë është rikualifikuar dhe do të trajtohet nga Njësia e Hetimeve të Trafikut Rrugor, si aksident trafiku me fatalitet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit