spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Besnik Berisha pranon se i është kërkuar rikthimi në LDK, u dërgon mesazh drejtuesve aktualë

Emri i përfolur si kandidat i mundshëm për kryetar të ri të LDK-së, avokati Besnik Berisha u ka dërguar mesazh njerëzve që aktualisht janë në krye të partisë, ndërsa ka pranuar se i është kërkuar rikthimi në parti pas disa vitesh jashtë strukturave.

Ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Besnik Berisha tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në një situatë kur më së shumti i nevojitet “reflektimi, përgjegjësia dhe orientimi i qartë”.

Avokati Berisha, i cili prej kohësh nuk është pjesë e LDK-së, tha se i është kërkuar rikthimi në parti dhe angazhimi përmes shpërfaqjes së apetiteve personale dhe rrethimeve të ngushta, por e ka refuzuar një kërkesë të tillë.

“Keto dite kam marre dhjetera e qindra mesazhe dhe kerkesa qe te angazhohem ne mbrojtje te partise permes shperfaqjes se apetiteve personale dhe rreshtimeve te ngushta. Kam refuzuar ta bej nje veprim te tille, sepse besoj se LDK-se sot i duhet e verteta dhe qartesia, jo mbrojtja e interesave individuale. Ky qendrim buron nga respekti per votuesit, per aktivistet dhe per secilin qe i ka dhene kesaj partie besim, kohe dhe shprese, jo nga ndonje llogari personale”, tha Berisha në një shkrim në Facebook.

Sipas Berishës, LDK ka nevojë për drejtim të ri, e jo arsyetime pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“Ne kete gjendje, ajo qe i mungon me se shumti partise nuk eshte mbrojtja publike, por sqarimi i sinqerte. Nuk eshte heshtja, por komunikimi. Nuk eshte relativizimi i gjendjes, por ballafaqimi i hapur me te verteten. Elektorati nuk kerkon arsyetime, por rrefim te paster. Nuk kerkon fajtor, por drejtim”, u shpreh Berisha.

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, ish-kryeministrit të Kosovës nga LDK-ja, tha se anëtarët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj lidershipit të partisë.

“Sot nuk kerkohet mbrojtje e individeve, por pergjegjesi ndaj atyre qe besuan. Ata qe jane ne krye le ta kuptojne se LDK nuk mbahet me rreth te privilegjuarish, por me besimin e votuesve”, sipas Berishës.

Besnik Berisha është përfolur në media si një nga emrat e mundshëm për të marrë drejtimin e LDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit