Valon Syla, ka folur në lidhje me rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Dhe…nuk ka asnjë befasi në deklarimet e Sylës, pasi “universi analitik” i tij duket i lehtë i lexueshëm.
Sipas Sylës, e gjitha opozita ka faj, përveç PDK-së.
Në emisionin e mbrëmshëm, Syla ka fajësuar AAK-në, Nismën dhe LDK-në për rezultatin e opozitës.
“AAK-ja herë anej, herë knej, Fatmiri ma ku është mas kallabllaku, rrasu knena, dil anena, bam bum. Domethënë kjo është opozita e Kosovës, nuk është PDK-ja. Këtu fajin më të madh e ka NISMA, Fatmiri prej opozitës…PDK-ja është në vota të vetat. Paramendojeni LDK-në pa Prishtinën, ku ish kanë Abdixhiku dhe Përparim Rama” – tha ai.










