U ndanë për t’u ribashkuar përgjithmonë, Zaimina flet për herë të parë për partnerin

Zaimina Vasjari ka rrëfyer hapur për marrëdhënien e saj të dashurisë, e cila në fillimet e veta përballoi jo pak sfida. Ajo ka treguar se partnerin e saj e ka njohur që në moshën 17-vjeçare dhe, ndonëse u ndanë për një periudhë, u ribashkuan më vonë me bindjen se ishin zgjedhja e njëri-tjetrit.

“Kur më zgjati dorën dhe tha ‘je zgjedhja ime’, kuptova se bëra gjënë e duhur. Unë isha një femër e fortë, por kisha nevojë për një mashkull që të më bënte të lumtur. Klodi më dha gjithë lumturinë e botës”, u shpreh ajo.

Zaimina gjithashtu ka bërë të ditur se një nga sfidat më të mëdha në fillimet e lidhjes ka qenë fakti që partneri i saj ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Kjo situatë solli gjykime dhe paragjykime nga njerëz të ndryshëm.

“Kam qenë e gjykuar dhe e paragjykuar, madje edhe nga njerëz që nuk më njihnin fare”, tha ajo, duke treguar se kjo periudhë ishte e vështirë, por gjithsesi e përballueshme.

Sa i përket marrëdhënies me vajzat e bashkëshortit, Zaimina theksoi se raporti është shumë i mirë dhe miqësor, falë edhe lidhjes së fortë që partneri i saj ka me to.

Çifti është bashkë prej vitesh dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, ndërsa lidhja e tyre është forcuar edhe më shumë me kalimin e kohës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit