Me lëvizjet e fundit, PDK-ja shkon në 23 ulëse, ndërsa LDK-ja bie në 14.
Pas rezultateve të fundit të votave në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë një ulëse shtesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke e rritur numrin e ulëseve të saj në 23.
Dje, PDK-ja kishte rënë në 22 ulëse, por lëvizja e fundit e ka kthyer në nivelin e mëparshëm. Ndërkohë, LDK-ja ka rënë në 14 ulëse, duke humbur një nga ato që kishte më parë.
Si pasojë e këtij ndryshimi, Fadil Hadërgjonaj, i cili kishte mundësi të ishte pjesë e Kuvendit, ka mbetur jashtë listës aktuale të deputetëve.











