spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Pa babë, pa drejtësi: Rrëfimi prekës i vajzës së kolonel Tahir Zemajt

Në 23-vjetorin e vrasjes së kolonel Zemajt, Fortuna Zemaj rrëfen dhimbjen, mungesën e drejtësisë dhe jetën pa mbështetje institucionale.

Katër janari mbetet një datë e dhimbshme për familjen Zemaj. Në 23-vjetorin e vrasjes së kolonelit të UÇK-së, Tahir Zemaj, vajza e tij, Fortuna Zemaj, ka folur për dhimbjen që nuk është shuar me kalimin e viteve dhe për mungesën e drejtësisë që vazhdon të rëndojë mbi familjen e saj.

Ajo shprehet se çdo vit kjo datë rikthen plagë të thella dhe kujtime të rënda, duke theksuar se dhimbja ka marrë formën e një heshtjeje të thellë, të shoqëruar me mall dhe krenari për sakrificën e babait të saj. Sipas saj, fakti që vrasja e kolonel Zemajt ende nuk është zbardhur përbën një padrejtësi të madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për të vërtetën dhe historinë e Kosovës.

Fortuna Zemaj thekson se, pavarësisht kalimit të viteve, familja vazhdon të kërkojë drejtësi. “Drejtësia nuk ka afat dhe as nuk harrohet,” shprehet ajo, duke shtuar se shpresa nuk është shuar kurrë.

Duke folur për jetën pa babain që nga mosha trevjeçare, ajo thotë se Kosova e sotme ende nuk e pasqyron plotësisht ëndrrën për të cilën kishte luftuar i ati – një shtet të drejtë, të ndershëm dhe me respekt për sakrificat.

Ajo po ashtu tregon se familja e saj nuk ka ndier mbështetje nga bashkëluftëtarët apo miqtë e dikurshëm të babait, ndërsa e vetmja përkrahje ka ardhur nga familja e nënës, veçanërisht nga daja i saj. Sipas saj, familja nuk ka përfituar asnjë ndihmë institucionale apo financiare dhe as pensionin që do t’i takonte kolonel Zemajt.

Në fund, Fortuna Zemaj thekson se ajo dhe motra e saj po përpiqen të jetojnë sipas vlerave që babai i tyre përfaqësonte – ndershmëri, përgjegjësi dhe dinjitet – duke besuar se idealet e prindërve jetojnë përmes fëmijëve të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit