Tragjedia në vendin e punës, sot i jepet lamtumira e fundit Xhem Kadriut që humbi jetën në incidentin me lift

Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen Kadriu nga fshati Kopiliq i Epërm i Skenderajt, pasi familjari i tyre, Xhem Kadriu, humbi jetën dje, më 27 tetor 2026, në vendin e tij të punës.

Sipas informacioneve për rastin, viktima humbi jetën në një incident që lidhet me liftin.

Familja Kadriu ka njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot, më 28 tetor 2026, në orën 15:30, në rrugën “Muharrem Kadriu”, në lagjen Kadriu të fshatit Kopiliq i Epërm, Skenderaj.

Përmes njoftimit mortor, familjarët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të më të dashurit të tyre.


“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se dje, më 27.10.2026, në mënyrë tragjike, në vendin e tij të punës, humbi jetën i riu ynë i dashur, Xhem Kadriu”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët kanë ftuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit