Gazetarja dhe analistja e emisionit feminist “Zanat” vlerëson suksesin e grave të guximshme në politikë, edhe në rrethana të vështira.
Gazetarja dhe analistja e emisionit feminist “Zanat”, Paulina Nushi-Muhaxhiri, ka përshëndetur suksesin e Doarsa Kica Xhelilit, e cila u votua nga 41.049 qytetarë, pavarësisht se ishte shtatzënë dhe nuk pati mundësi të zhvillojë fushatë në terren.
Sipas Nushi-Muhaxhirit, ky është një shembull i qartë se gratë e guximshme dhe të zëshme fitojnë besimin e qytetarëve, edhe kur përballen me rrethana të jashtëzakonshme. Ajo thekson se kjo fitore nënvizon rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në politikë dhe fuqinë e tyre për të depërtuar në perceptimet tradicionale.
“Ky është një mesazh i fortë që tregon se kur gratë janë të vendosura dhe të angazhuara, nuk ka pengesa që mund t’i ndalojnë të arrijnë qëllimet e tyre dhe të fitojnë besimin e komunitetit,” tha Nushi-Muhaxhiri.











