Albin Kurti, kryetar i VV-së, tashmë është konfirmuar sërish si politikani më i votuar i Kosovës.
Kur nuk janë numëruar ende të gjitha votat, Kurti deri tani ka marrë mbi 371 mijë vota.
Më saktë, Kurti ka 371 mijë e 603 vota.
Ky rezultat e bën Kurtin politikanin më të votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovën e pasluftës.











