Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete del ndër më të votuarat në zgjedhje.
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka arritur të sigurojë 145,340 vota në zgjedhjet e fundit.
Ky rezultat e rendit Haxhiun ndër kandidatët më të votuar në nivel vendi, duke konfirmuar mbështetjen e madhe nga elektorati. Numërimi i votave është drejt përfundimit, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të certifikohen nga institucionet përkatëse zgjedhore.











