spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Osmani mbështet veprimet amerikane kundër Maduros: Çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për operacionin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Ajo ka theksuar se Kosova qëndron fuqishëm pranë SHBA-së dhe presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Osmani ka vënë në dukje se Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane, duke përmendur çlirimin e vendit si dëshmi të saj.

“Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku – sepse liria jonë kolektive varet prej saj”, ka shkruar Osmani në postimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit