spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Kryetari i VV-së në Britani i reagon Sylës së AAK-së, ia numëron ish-ushtarët e UÇK-së në listën e VV-së

Kryetari i Degës së VV-së në Londër hedh poshtë deklaratat për “gjysmë milioni vota kundër UÇK-së”, duke theksuar se lista e VV përbëhet nga dhjetëra ish-ushtarë të luftës çlirimtare.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla, ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratën e tij se rezultati zgjedhor përfaqëson një qëndrim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së. Një listë pa asnjë vlerë kombëtare fitoi përballë tri listave të tjera, të mbushura me atdhetarë, patriotë, udhëheqës lufte dhe luftëtarë të dëshmuar,” ka deklaruar Syla.

Ndaj këtyre pohimeve ka reaguar Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Londër, Qëndrim Krasniqi, i cili i ka cilësuar deklaratat si të padrejta, përçarëse dhe të pavërteta. Sipas tij, vota e qytetarëve nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si votë kundër luftës çlirimtare.

Krasniqi ka theksuar se lista e Lëvizjes Vetëvendosje përmban numrin më të madh të ish-ushtarëve të UÇK-së, duke dëshmuar qartë respektin dhe vazhdimësinë institucionale të vlerave të luftës.

Ai ka përmendur disa nga figurat që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe që sot janë pjesë e Vetëvendosjes, si: Albin Kurti, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Refki Suma, Hysen Durmishi, Salih Zyba, Naim Bardiqi, Driton Hyseni, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala dhe Gani Krasniqi.

“Përpjekja për ta paraqitur një subjekt politik si antikombëtar, ndërkohë që në radhët e tij ka luftëtarë të dëshmuar të UÇK-së, është jo vetëm e pasaktë, por edhe e rrezikshme për unitetin shoqëror,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se lufta çlirimtare është pronë e gjithë popullit dhe nuk mund të përdoret si mjet për ndarje politike apo për delegjitimim të vullnetit demokratik të qytetarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit