Me mbi 97 për qind të votave të numëruara, gara mbetet e ngushtë mes dy kandidatëve.
Xhavit Haliti ka kaluar në epërsi ndaj Mërgim Lushtakut në procesin e numërimit të votave. Sipas të dhënave të fundit, Haliti ka marrë 22,160 vota.
Ndërkaq, Mërgim Lushtaku renditet menjëherë pas tij me 21,336 vota, duke e bërë diferencën mes dy kandidatëve shumë të vogël.








