Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke përfshirë aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 19 persona janë lënduar në aksidente të ndryshme. 40 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 1,234 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 29 persona, nga të cilët 8 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.








