spot_img
spot_img
Friday, January 2, 2026
spot_img
spot_img

Humbën komunat, fituan Kuvendin: Ish-kandidatët që u rikthyen fuqishëm në garë

Me mbi 83 për qind të votave të numëruara për kandidatët për deputetë, tashmë është bërë e qartë pjesa dërrmuese e emrave që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse nuk arritën të bëhen kryetarë komunash në zgjedhjet lokale, një numër i konsiderueshëm ish-kandidatësh për këtë pozitë kanë arritur të fitojnë mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave nga procesi i numërimit, së paku 10 ish-kandidatë për kryetarë komunash nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) tashmë e kanë siguruar mandatin e deputetit.

Hajrulla Çeku, në top-dhjetëshen e më të votuarve në LVV

Nga radhët e LVV-së, mandat deputeti kanë fituar:

Hajrulla Çeku (Prishtinë) – mbi 85 mijë vota

Rufki Suma (Hani i Elezit) – mbi 29 mijë vota

Rufksi Suma, poshtu njëra nga surprizat e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Ardian Gola (Gjakovë) – mbi 26 mijë vota

Artan Abrashi (Prizren) – mbi 18 mijë vota

Taulant Kelmendi (Pejë) – mbi 18 mijë vota

Enver Haliti (Ferizaj) – mbi 17 mijë vota

Jeton Raka (Kaçanik) – rreth 17 mijë vota

Arsim Ademi (Viti) – mbi 16 mijë vota

Sylejman Meholli (Vushtrri) – rreth 16 mijë vota

Valon Hoti (Malishevë) – rreth 15 mijë vota

Afër sigurimit të mandatit është edhe ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Rahovecit, Ali Dula, i cili deri më tani ka grumbulluar rreth 13 mijë vota.

Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mandat deputeti kanë siguruar dy ish-kandidatët për kryetarë komunash:

Arian Tahiri e Uran Ismaili, ndër më të votuarit e PDK-së

Arian Tahiri (Prishtinë) – mbi 60 mijë vota

Uran Ismaili (Mitrovicë) – mbi 44 mijë vota

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mandat deputeti ka siguruar ish-kandidati për kryetar të Prishtinës:

Bekë Berisha – mbi 14 mijë vota

Procesi i numërimit është duke vazhduar, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit