Vali Corleone në gjykatë nuk e pranon se ka shitur drogë

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Princ Valentino Corleone u deklarua sërish i pafajshëm lidhur me akuzën për shitblerje të narkotikëve.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Corleone, avokati Ahmet Tahiri tha se në fund të këtij procesi gjyqësor, nga provat e propozuara nga ana e Prokurorisë do të vërtetohet se i mbrojturi i tij nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, por se rasti ka të bëjë me veprën penale të nenit 269 të Kodit Penal, pra për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Për këtë të fundit, sipas avokatit, i akuzuari e ka pranuar fajësinë që nga faza e parë e kësaj procedure, e që në rast reflektimi nga ana Prokurorisë, janë të gatshëm që ta pranojnë përsëri.

Meqënsë në seancë nuk kishte prezent asnjë nga dëshmitarët, gjykatësi i rastit Agim Kuçi tha se do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim për dëshmitarët L.H., A.B., dhe M.Sh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit