spot_img
spot_img
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Aeroplanmbajtësja fluturuese, Kina prezanton “nënën” e dronëve

Bota e teknologjisë ushtarake ka shënuar një hap historik. Për herë të parë, Kina ka testuar me sukses avionin “Jui Tian”, i cili njihet ndryshe si “Anija Nënë” ose “Aeroplanmbajtësja fluturuese”, pasi është i aftë të mbajë dhe të lëshojë në ajër deri në 100 dronë njëkohësisht.

Çfarë është “Jui Tian”?

Ky mjet fluturues nuk ka pilot në bord, por drejtohet me telekomandë përmes satelitit. Ai është një “përbindësh” i vërtetë i ajrit.

Mund të mbajë mbi 6 tonë peshë (armatime dhe dronë).

Krahët i shtrihen në rreth 25 metra dhe përveç dronëve, mund të mbajë raketa dhe bomba, duke kaluar kapacitetin e shumë avionëve gjuajtës modernë.

Strategjia e “tufës” së dronëve

Pse është kaq i rëndësishëm ky avion? Ideja është e thjeshtë, por e frikshme.

Avioni shkon pranë objektivit dhe lëshon një “tufë” prej 100 dronësh që sulmojnë nga të gjitha drejtimet.

Për sistemet mbrojtëse të armikut, është pothuajse e pamundur t’i ndalojnë të gjithë njëkohësisht.

Jo vetëm për luftë

Nëse nuk përdoret për qëllime ushtarake, Kina planifikon ta përdorë këtë mjet gjigant edhe për transportin e mallrave të rënda në zona të largëta dhe ndihma emergjente gjatë katastrofave natyrore.

Ky fluturim është vetëm maja e ajsbergut. Kina po teston gjithashtu GJ-11 Sharp Sword, një bombardues “i padukshëm” (stealth) që do të fluturojë vetë, nëndetëse pa ekuipazh: Drone nënujorë që nuk diktohen nga sonarët.

Me këtë teknologji, Kina po kërkon të zgjerojë fuqinë e saj ushtarake larg brigjeve të veta, duke u bërë një rival gjithnjë e më i fortë në teknologjinë e mbrojtjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit