spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti tregon se kur mund ta marrin

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të.

Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026-të dhe ajo për pagën e 13-të, raporton Ekonomia Online.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pra të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime”, tha Kurti.

“Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga, por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër”.

“Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Pra në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera”.

“Por, mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, u përgjigj Kurti në pyetjen e gazetarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit