spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në bjeshkën e Restelicës

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në bjeshkët e fshatit Restelicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete teksa ruante bagëtinë.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se rreth orës 16:45 është pranuar informacion se Rahim Severi, i lindur më 1955, ishte gjetur i pajetë nga vëllai i tij, Salji Severi, në zonën malore të fshatit Restelicë.

Sipas deklarimeve fillestare, viktima ishte gjetur i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se ishte duke u ngrohur. Pas konstatimit të gjendjes pa shenja jete, familjarët janë njoftuar dhe trupi i pajetë është bartur në shtëpinë e familjes.

Në vend kanë dalë njësitë policore, hetuesia, forenzika si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen. Pas veprimeve të para hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit