Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka “kërcënuar” partitë opozitare nëse nuk qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti.
Peci ka thënë se nëse kjo nuk ndodh, atëherë procesi zgjedhor “do ta kërcënojë demokracinë”, duke aluduar në një ngritje edhe më të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në rast se, runa Zot, që thotë populli “ua pi sorra mendtë” edhe nuk qëndrojnë në sallë në zgjedhjen e presidentit, atëherë mundem me shku në një proces zgjedhor seriozisht rrezikohet demokracia. Për besë nuk është kërcënim, por aty mundet demokracia me u kërcënu, për shkak se unë një person që komunikoj shumë me qytetar dhe vlerësimin e kam çdoherë objektiv”, deklaroi Peci në ‘Context’ të ATV.








