spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Arlind Qori: Tre arsyet pse Albin Kurti i fitoi zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i vlerësoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë si shumë të mira dhe tha se Kurti fitoi kundër disa partive, oligarkëve dhe mediave pranë tyre.

“Zoti Baton Haxhiu tha se ishte dobësia e opozitës që prodhoi fitoren e Kurtit. Unë dua që të vërej me kënaqësi mënyrën e zgjedhjeve në Kosovë, krahasuar me Shqipërinë, ku numërimi bëhet për tre orë, sepse bëhet në qendrat e votimit, por në Shqipëri vidhen si në 1996. Ky është një dallim. Do të vlerësoja Kurtin dhe VV sepse një parti është strukturë organike dhe VV e ka nisur shumë herët si parti e nisur nga poshtë dhe është tregues se si fiton zgjedhjet me shumicë domethënëse, por në sistemi proporcional nuk fitohet më tepër. Ka fituar jo vetëm kundër disa partive, por edhe kundër oligarkisë dhe mediave të oligarkisë.

Partitë opozitare nuk kanë shpresuar se do të fitonin. Që opozita të fitonte duhet të kishte 51 deputetë dhe të merrte 10 nga pakicat joserbe. Shumica e qytetarëve vendosën të votojnë për një parti qeverisëse.”, tha Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.  

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit