Ekspertja e sigurisë hyn në Kuvend nga radhët e PDK-së me mbi 12 mijë vota, pa u mbështetur në kuotën gjinore.
Ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pa u mbështetur në kuotën gjinore.
Sipas rezultateve preliminare, Kabashi-Ramaj ka arritur të sigurojë 12.356 vota, në kohën kur janë numëruar 54,67 për qind e votave gjithsej. Ky rezultat e rendit atë ndër kandidatët e PDK-së që kanë siguruar mandatin drejtpërdrejt, pa përfituar nga kuota.
Procesi i numërimit të votave është ende në vazhdim, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.








