Një aksident i rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditën e sotme, në hyrje-daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në Lipjan.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona janë lënduar.
Kështu e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Lipijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi ai.








