Alban Bajrami, kandidat për deputet i VV-së, ka qenë aktiv në vitin e fundit, specifikisht me kritika ndaj opozitës.
Në paraqitjet e fundit, Bajrami ka pasur shumë kritika ndaj Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Bedri Hamzës dhe liderëve të tjerë të opozitës.
Duket se kjo gjuhë e drejpërdrejtë dhe qëndrimet e forta ndaj opozitës i janë shpaguar, pasi Bajrami është duke performuar mirë me vota në listën e deputetëve të VV-së.
Aktualisht Bajrami ka 17,326 vota, kur janë numëruar 36 për qind e votave.








