Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave për kandidatët për deputetë.
Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 32.93 për qind e votave. Nga ky numër, janë publikuar edhe rezultatet për kandidatët më të votuar brenda subjekteve politike.
Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, këto janë pesë gratë që kanë marrë më së shumti vota deri tani:
Albulena Haxhiu – 45 mijë e 63 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 39 mijë e 594 vota
Mimoza Kusari-Lila – 27 mijë e 542 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 20 mijë e 212 vota
Saranda Bogujevci – 13 mijë e 701 vota
Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet finale do të konfirmohen pas përfundimit të plotë të procesit nga KQZ.










