Një person është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë-Prishtinë i cili i kishte rënë një viktime mashkull kosovar.
Në portofol, sipas deklarimit, ndodheshin rreth 800 euro para të gatshme dhe dokumente personale.
Policia bën të ditur se i dyshuari nuk e ka raportuar gjetjen e portofolit në institucionet përkatëse dhe dyshohet se ka mbajtur një pjesë të parave. Pas identifikimit, ai është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Viktimës i është kthyer portofoli me 500 euro para dhe dokumentet personale, ndërsa rasti është duke u hetuar.








