spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni me pasojë fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 30 dhjetorit 2025, në Bresje të Fushë Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është Rrahim Rama, i lindur në vitin 1992, me vendbanim në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën Fushë Kosovë–Pejë, konkretisht në afërsi të semaforëve në fshatin Bresje.

Viktima e aksidentit është Ekrem Gashi, rreth 67-vjeçar, po ashtu nga Fushë Kosova, i cili ishte këmbësor në momentin e goditjes.

Automjeti i përfshirë në aksident ishte një kamion i tipit Mercedes-Benz, që drejtohej nga i dyshuari Rama. Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i hetimeve të trafikut, të cilët kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat përkatëse, ndërsa për masat ndaj shoferit të dyshuar pritet vendim pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore.

Hetimet për këtë rast janë në zhvillim, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo detaj dhe zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje tragjike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit