Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fitoren e VV.
Sipas Krasniqit, fitorja dërrmuese e Albin Kurtit nuk është rezultat i sukseseve në qeverisje.
“Fitorja dërrmuese e Albin Kurtit nuk është rezultat i sukseseve të tij në qeverisje. Nuk është as rezultat i programit elektoral të LVV. Fitorja e ka një motiv të vetëm: e kanë votuar Kurtin me shpresë se ai është i fortë përballë faktorëve ndërkombëtar dhe mjaftueshëm hakmarrës ndaj serbëve të Kosovës. A e kanë mirë, do ta shohin shpejt. Unë mendoj se është zgjedhë rruga e gabueshme, sepse Kosova nuk ka takat për konfrontim me askend. Por votuesve imagjinata u ka thënë që Kurti është i fortë dhe fitimtar përballë miqve e armiqve” – ka shkruar Krasniqi.








