spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Triumfi i Albin Kurtit, ja si deklarohet Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka ka folur zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, ku Albin Kurti doli fitues.

Zeka u shpreh se fitorja e Kurtit ishte e pritshme, për shkak të mungesës së një kauze të qartë nga ana e opozitës.

Sipas tij, procesi zgjedhor u ndikua edhe nga data e zgjedhjeve, e cila u caktua më 28 dhjetor, kur kishte edhe një prezencë të madhe të diasporës në Kosovë.

Në analizën e tij, Zeka theksoi gjithashtu se opozita nuk arriti të përballej seriozisht me Kurtin gjatë fushatës.

“Asnjë opozitar nuk e ka sulmuar realisht Kurtin”, tha ai në News24, duke shtuar se opozita ka vepruar pa kauzë dhe strategji të mirëfilltë.

Sipas Zekës, gjatë pesë viteve të fundit, përplasjet më të mëdha të Kurtit nuk kanë qenë me opozitën politike, por me gazetarët dhe analistët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit