Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur urimet e tij për qytetarët dhe institucionet e Kosovës për zhvillimin e procesit zgjedhor.
Në një postim të tij në rrjetin social Blue Sky, Rudolph e vlerësoi procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik, duke nënvizuar rëndësinë e tij për të ardhmen e vendit.
“Mezi presim të punojmë me institucionet e reja”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë sollën një renditje të subjekteve politike, ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u rendit e katërta.








