PDK-ja qeveris që disa mandate me Ferizajn, qytetin që udhëhiqet dhe fitohet pa balotazh nga ana e Agim Aliut.
Madje, Aliu e fitoi garën për zgjedhje lokale qysh në raundin e parë.
Megjithatë, PDK-ja në Ferizaj ka pësuar humbje të thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
VV-ja e Albin Kurtit ka fituar 60 për qind të votave.

Më saktë, Kurti ka mbledhur hiç më pak se 34 mijë e 674 vota në Ferizaj.
Ndërsa PDK-ja ka arritur të sigurojë vetëm 24 për qind të votave, ose 14 mijë vota.








