spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Albin Kurti fitoi zgjedhjet, reagon Edi Rama: Mbarësi për Kosovën dhe dy shtetet tona

Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e parakoheshme në Kosovë.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti e ka cilësuar si fitore të popullit të Kosovës rezultatin në zgjedhjet e parakohshme.

Kurti, në konferencë për media, tha se fitorja në zgjedhje e ka bërë të qartë se duhet ecur përpara për formimin e institucioneve dhe pa vonesa, andaj e konsideron të domosdoshëm certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve.

LVV, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, ka marrë 49.74 për qind të votave. Në këtë rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga diaspora.

“Më 9 shkurt sivjet fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa. Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë dhe projektet e nevojshme”, tha ai.

Ai ftoi edhe partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në legjislaturën e dhjetë, për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ftoj që tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve të Republikës. Urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim, e cila është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e vitit 2021”, shtoi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit