spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Lumir Abdixhiku nuk po arrin ta kthjell partinë, a e ‘shembi’ LDK-në largimi i Vjosa Osmanit?

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultatin e dëshiruar as në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.


Në krye me Lumir Abdixhikun, kjo parti duket se po shkon përsëri drejt një rënie drastike.

Sipas rezultateve të Exit Poll-eve, në këto zgjedhje LDK ka marrë rreth 16 për qind të votave.

Ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit të po këtij viti, kjo parti mori 18.27 për qind të votave.


Rënien më të madhe LDK e pësoi në zgjedhjet e vitit 2021, ku nga partia u largua Vjosa Osmani. Në këto zgjedhje LDK ra në 12.73 për qind.

Pas këtij deklasimi Isa Mustafa dha dorëheqje nga i pari i partisë duke e lënë në dorën e Lumir Abdixhikut.

Në 2019 LDK kishte 24.45 për qind të votave ndërsa në 2017, 25.53 për qind.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit