RTV Dukagjini ka publikuar Exit Poll-in e realizuar nga kompania UBO Consulting, i cili tregon rezultatet e parashikuara të zgjedhjeve në Kuvendin e Kosovës sipas përkthimit të votës në mandate parlamentare.
Sipas këtij Exit Poll-i, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) pritet të sigurojë 52 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 25, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6 mandate.
Sipas këtij rezultati, fitues e zgjedhjeve është LVV 45.7% pasuar nga PDK 22%, LDK 15.6% AAK 5.3% dhe Nisma 1.7%., rrjedhimisht i bie qe nuk e kalon pragun.








